E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e Kosovës - në fillim të shkurtit

Ambasadori i Maqedonisë në Kosovë, Stojan Krajanov, paralajmëroi se më së largu në muajin shkurt, Kosova do ta hapë Ambasadën e vet në Shkup.

“Kosova është partneri i tretë tregtar i Maqedonisë dhe është në interes të ndërsjellë bashkëpunimi në fushën e sigurisë, të drejtësisë dhe në sfera të tjera”, i tha televizionit maqedonas “A1” Ambasadori Krajanov.

Ai më tutje theksoi se forcimi i bashkëpunimit ekonomik është prioritet i Maqedonisë në Kosovë dhe u angazhua që firmat nga ky vend të marrin punë në ndërtimin e infrastrukturës së Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›