E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA: Bashkëpunim për reformat pezull

Ambasada e SHBA ne Tirane

TIRANE- Ambasada e SHBA-se ne vendin tone permes nje deklarate ka mirëpritur Raportin e Zgjerimit të BE-së që rekomandon miratimin e statusit kandidat për Shqipërinë me kusht përmbushjen e reformave të tjera kyçe.

“Rekomandimi është dëshmi e politikave konstruktive të ndjekura nga të gjitha partitë politike gjatë vitit të kaluar dhe për këtë arsye përfaqëson një mundësi historike për shqiptarët”- thuhet ne reagimin e ambasades se SHBA-se, vetem pak kohe pas publikimit te raportit nga komisioneri Fyle.

Sipas deklarates, Ambasada ka theksuar se mbeshtet me forcë përpjekjet e Shqipërisë për integrim në BE . “Nxisim të gjitha palët të vazhdojnë të shpalosin bashkëpunimin e nevojshëm për të përfunduar dhe zbatuar reformat që mbeten pezull”- theksohet ne te.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›