Ambasada e SHBA: Evitoni tubimin për “21 janarin”
TIRANE - Një javë përpara tubimit që pritet të mbahet nga ana e Partisë Socialiste, në kujtim të viktimave të 21 janarit 2011, Ambasada Amerikane edhe këtë herë me anë të një mesazhi paralajmëron qytetarët e saj që të qëndrojnë larg tubimit, pasi edhe pse është paralajmëruar për një tubim të qetë situata mund të ndryshojë nga momenti në moment.
“Partia Socialiste Shqiptare ka njoftuar për mbajtjen e një tubimi publik ditën e shtunë, 21 janar 2012. Informacionet aktuale tregojnë se tubimi do të zhvillohet përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës “Dëshmorët e Kombit” përballë zyrës së Kryeministrisë si dhe në vende të tjera të qytetit. Partia Socialiste ka bërë thirrje dhe për tubime në qytete të tjera të vendit që do të mbahen në të njëjtën ditë. Ambasada nuk ka informacione në lidhje me zonat që mund të preken apo me madhësinë e mundshme të këtij tubimi. Demonstratat mund të ndikojnë në të gjitha arteriet kryesore në hyrje të qytetit në të cilën ato ndodhin”, – thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)