Ambasada e SHBA citon Presidentin Trump: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka rikujtuar rëndësinë e sigurisë ekonomike për sigurinë kombëtare, duke cituar fjalët e presidentit Donald Trump.
Në një aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit, E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, theksoi se zgjedhjet teknologjike të vendeve ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve.
“Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare.’ Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike, ku teknologjia që zgjedhin vendet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve”, shkruan në Facebook Ambasada e SHBA.