Ambasada e SHBA i fshehu Kongresit takimin për armët
Majori Harrison këshilloi zyrtarët e ambasadës amerikane në Tiranë që të raportonin takimin me Mediun për fishekët
Në përpjekje për të marrë informacione shtesë mbi takimin sekret mes Mediut dhe Ëithers, komisioni hetimor i Kongresit Amerikan ka zbuluar edhe disa dokumente që tregojnë qartë se si zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë mënjanuar kërkesat e majorit Harrison, për të njoftuar Kongresin. Më 28 mars të këtij viti, komisioni hetimor i kërkoi Departamentit Amerikan të Shtetit që t’i dërgonte të gjitha komunikimet që kishte pasur me AEY, nënkontraktorët e tij, partnerët, ndërmjetësit, shitësit apo kompanitë e transportit që kanë lidhje me shtetin amerikan, qeverinë shqiptare apo ndonjë tjetër shtet të përfshirë në këtë çështje. Ndërkohë, më 4 prill, Kongresi kërkoi një listë me informacione të tjera shtesë.
***
Më 9 prill, Departamenti i Shtetit ka kthyer një përgjigje, duke i dhënë të gjitha materialet që kishin mbërritur nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Por në lidhje me kontaktet mes përfaqësuesve të Ambasadës dhe Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes, Ambasada ka bërë këtë deklaratë: “Në kontekstin për të lehtësuar hetimin e Departamentit të Mbrojtjes në lidhje me këtë çështje, përfaqësuesit e Ambasadës janë takuar në të paktën tre raste me qeverinë shqiptare. Në to përfshihen edhe takimet me përfaqësuesit e MEICO dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Përfaqësuesit e Ambasadës ndodheshin aty për të ndihmuar hetuesit e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes”. Ndërkohë, në lidhje me çështjen më të nxehtë, takimin e nëntorit dhe fshehjen e origjinës së municioneve, ambasada është përgjigjur shumë shkurt. “As zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe as zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes nuk kanë bllokuar apo ndërhyrë në ndonjë operacion në vendin e ripaketimit”,- thuhej në përgjigjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, drejtuar Kongresit.
Por Ambasada Amerikane në Tiranë, në përgjigjen e saj, nuk e përmendi aspak takimin e nëntorit 2007 mes zyrtarëve të saj dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes. Përkundrazi, Ambasada pohoi në përgjigjen e saj se kishte luajtur një rol të vogël ose asnjë rol në këtë çështje. “Ne kemi arritur në konkluzionin se Ambasada nuk ka pasur asnjë rol domethënës në ndërmjetësimin e standardeve tregtare, ndërmjet kontraktorëve dhe qeverisë dhe ne duhet të ndërhyjmë në këtë çështje, vetëm nëse na thoni ju, nëpërmjet kanaleve zyrtare të komunikimit”,- ishte përgjigjja e Ambasadës në lidhje me këtë çështje.
***
Por dokumentet e Kongresit tregojnë se majori Harrison i këshilloi zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Tiranë që të njoftonin në lidhje me këtë takim, por ky informacion u fsheh. Në këtë moment, zyrtarët e Ambasadës bënë një tjetër lëvizje. Ata hodhën në qarkullim një draft të raportit, duke thënë se nuk kishte asnjë takim në nëtor 2007. Por në përgjigje, majori Harrison nxori në skenë dokumente të reja duke përdorur si provë një opsion të programit Ëord që tregonte shënimet origjinale që ishin mbajtur pas takimit. Në këto dokumente shkruhej: “Ne përmendim mbledhjen e zhvilluar në shtëpinë e Steven, më 19 nëntor (ku ishte i pranishëm ambasadori Ëithers, zv/ambasadori Cristina, shefi i Sigurisë, Patrick dhe Atasheu ushtarak Harrison) ku ambasadori i rekomandoi ministrit Fatmir Mediutë ndalonte reporterin që të shikonte municionet në aeroport ditën e ardhshme”. Zyrtarët e ambasadës nuk e përfshinë këtë pjesë në raportin që iu dërgua Kongresit amerikan.
INFORMACIONET SHTESË
1. Informacione në lidhje me marrëdhëniet e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe zyrtarëve të AEY
2. Informacione në lidhje me veprimet e Ambasadës me qeverinë shqiptare (Ministrinë e Mbrojtjes dhe MEICO) në lidhje me kontratat e AEY dhe aktivitetet e tjera
3.Informacione për ndonjë ndërhyrje të mundshme të zyrtarëve amerikanë në nëntor e dhjetor 2007 në nënkontraktorët e AEY në paketimin e municioneve në një stabiliment pranë aeroportit të Tiranës. Ndoshta ndërhyrje në mbylljen e operacioneve të paketimit për shkak të shkeljes së ligjeve amerikane në lidhje me vendin e origjinës së municioneve.
LETRA PËR RICE
“Zyrtarët e ambasadës të dëshmojnë në Kongres”
Komisioni hetimor i Kongresit Amerikan ka arritur në përfundimin se të gjitha këto të dhëna tregojnë se Ambasada Amerikane në Tiranë ka aprovuar përpjekjet për të fshehur origjinën e municioneve kineze, që u blenë nga AEY në Shqipëri. Në lidhje me këtë çështje, kryetari i komisionit hetimor, Henry Ëaxman i ka dërguar një letër Sekretares Amerikane të Shtetit, Rice duke i kërkuar shpjegime. Ai i ka kërkuar Rice që të thërrasë pjesën kryesore të zyrtarëve të ambasadës së SHBA në Tiranë që të paraqiten përpara komisionit që të japin shpjegimet përkatëse në lidhje me çështjen. “E nderuara sekretare Rice. Komisioni ka marrë informacione se ambasadori Amerikan në Shqipëri ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes dhe ka miratuar heqjen e provave të municioneve kineze. Komisioni hetimor ka mësuar gjithashtu se disa zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit janë përpjekur që të mënjanojnë këtë informacion, në mënyrë që të mos arrijë tek komisioni”,- thuhet në letrën që i është dërguar dje Rice. Sipas kryetarit të komisionit, Henry Ëaxman, gjithnjë e më shumë zbulohet se zyrtarët e Ambasadës në Tiranë u përpoqën që të shmangin këtë informacion. “Ne i kërkojmë Departamentit të Shtetit që të vërë në dispozicion çdo informacion që ka lidhje me këtë çështje. Prova jonë kryesore është dëshmia e majorit Harrison”,- thuhet në letër. Sipas Henry Ëaxman, provat e zbuluara në këtë çështje tregojnë se Departamenti i Shtetit është i implikuar në këtë çështje.
HISTORIA
Mashtrimi i Diverolit, si u pezulluan kontratat e AEY
Më 25 mars të këtij viti, Departamenti i Mbrojtjes pezulloi të gjitha kontratat e AEY që kanë lidhje me qeverinë amerikane. Baza e këtij pezullimi ishte kontrata 298 milionë dollarëshe, për sigurimin e municioneve për forcat afgane të sigurisë. AEY bleu municione në Shqipëri, të cilat ishin prodhuar në Republikën Popullore të Kinës ndërmjet viteve 1962- 1974. Ligjet Amerikane e ndalojnë importimin dhe blerjen e municioneve kineze. Por pezullimi erdhi edhe pas zbulimit të deklaratave të rreme të AEY, e cila kishte shënuar se municionet ishin hungareze. Presidenti i saj, Efraim Diveroli, i arrestuar katër ditë më parë po për këtë çështje, pohoi përpara Departamentit të Shtetit se të gjitha veprimet ishin bërë me Hungarinë. Por realisht, pezullimi i kontratës erdhi pas botimit të një shkrimi në gazetën “Neë York Times” ku tregohej e vërteta e trafikut të municioneve. Dy muaj më pas, të gjitha kontratat me Afganistanin u ndërprenë. Por kjo kontratë tregoi se në trafik ishin implikuar edhe zyrtarët më të lartë shqiptarë duke nisur nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Madje, sipas NY Times, ai mund të ketë marrë ryshfete nga AEY.