E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj të Shqipërisë: Takimi për të kuptuar shqetësimet dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit

Ambasada e SHBA në vendin tonë, ka pritur ditën e sotme një grup nga deputetët e rinj që do të bëhen pjesë për herë të parë të Kuvendit të Shqipërisë në shtator.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada bën me dije se takimi me të zgjedhurit e rinj u bë për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit.


Postimi i ambasadës:

Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›