E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA-së: Hap gjigant për Shqipërinë nënshkrimi i marrëveshjeve Artemis

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri e cilësoi hap gjigant për Shqipërinë nënshkrimin e marrëveshjeve Artemis.

Në një postim në rrjetet sociale ambasada e SHBA-së informoi se Shqipëria do të nënshkruajë marrëveshjet Artemis më 21 shtator në selinë e NASA-s në Washington, duke u bërë vendi i 73-të që i bashkohet kësaj nisme, e cila përfshin një sërë parimesh praktike që synojnë të rrisin sigurinë, transparencën dhe koordinimin e eksplorimit civil të hapësirës në Hënë, Mars dhe më gjerë.

NASA, në bashkëpunim me Departamentin amerikan të Shtetit dhe shtatë vendet e tjera që ishin nënshkruesit fillestarë, krijoi Marrëveshjet Artemis në vitin 2020.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›