E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA-së: Poseduesit e vizave amerikane të respektojnë rregullat, përndryshe do t’i revokojmë

TIRANE, 23 mars /ATSH/ – “Departamenti Amerikan i Shtetit është i përkushtuar ta bëjë Amerikën më të sigurtë përmes politikave më kërkuese. Një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke garantuar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë në faqen e saj në rrjetet sociale.

”Ne po i kontrollojmë mbajtësit e vizave amerikane për t;u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat në SHBA”, shkruan ambasada.

”Ne do ua revokojmë dhe do i dëbojmë nga territori amerikan në rast se ata nuk respektojnë rregullat”, përfundon deklarata e ambasadës. /os/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›