Ambasada e SHBA-së në Tiranë paralajmëron dhunë gjatë fushatës
Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar akte të dhunshme gjatë fushatës elektorale në Shqipëri, ndaj ka këshilluar qytetarët e vet që të shmangen. Në një njoftim në faqen zyrtare të saj, ambasada kërkon nga qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet elektorale në Shqipëri, për të mirën e sigurisë së tyre.
Tubimet pritet të rriten gjatë sezonit elektoral dhe kjo njihet si një pjesë normale e proceseve demokratike. Por qytetarët amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të vetëdijshëm për sigurinë e tyre personale, duke evituar tubimet publike që kanë lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit, të evitojnë çdo lloj mitingu në Tiranë e kudo në vend.
Të gjitha tubimet dhe mitingjet elektorale kanë potencial të të pasur konfrontime dhe të tejkalojnë në dhunë.
Ju duhet të evitoni zonat e demonstrimeve dhe të keni shumë kujdes në rast se këto grumbullime, protesta apo demonstrata janë të mëdha. Mbledhjet masive mund të shkaktojnë trazira në të gjithë qytetin ku ato mbahen. Demonstratat që ndodhin në një qytet kanë potencialin të çojnë në tubime publike dhe në demonstrata në të gjitha zonat e tjera në qytetet ku ato ndodhin, shkruhet në njoftimin e ambasadës.
Qytetarët amerikanë këshillohen gjithashtu që të informohen nga mediat dhe nga lajmërimet e qeverisë në lidhje me situatat e trazirave që mund të shkaktohen gjatë kohës parazgjedhore.
Qytetarët amerikanë këshillohen të lajmërojnë në çdo rast ambasadën, nisur nga shqetësimet e mundshme që ata mund të kenë për këto situata./b.l