Ambasada e SHBA-së, vlerëson zgjedhjet

Në të parën deklaratë për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri Ambasada Amerikane kërkon bashkëpunimin e të gjitha partive politike të përmiresojnë procesin e ardhshëm zgjedhor.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, amabasada e SHBA-së ka reaguar për raportin e ODIHR duke theksuar se mirëpret përmirësimet e bëra në krahasim me zgjedhjet e kaluara të përshkruara në raport, duke vleresuar si pikat më të forta të zgjedhjeve parlamentare kuadri i përmirësuar ligjor dhe procesi i regjistrimit të votuesve.
Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke iu referuar raportit të ODIHR tërheqin vëmendjen për problemet në këto zgjedhje duke renditur si çështje problematike procesin e numërimit dhe regjistrimit të votave, apo presionin që partitë politike dhe qeveria kanë ushtruar gjatë fushatës elektorale.
"Nxisim qeverinë shqiptare dhe të gjitha partitë politike shqiptare që ta shfrytëzojnë këtë raport dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme." Deklaron amabasada amerikane në Tiranë në një kohë që ky bashkëpunim duket i vështirë në një situatë ku PS-ja ka kontestuar zgjedhjet dhe ka vendosur të bojkotojë parlamentin
Kjo deklaratë është i vetmi prononcim që Amabsada Amerikane ka bërë për zgjedhjet që prej daljes publike të ambasadorit John Withers ditën e zgjedhjeve në 28 qershor.