E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton numrin e gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe Apelit

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar sot caktimin e numrit të gjyqtarëve për çdo gjykatë të Shkallës së Parë dhe të Apelit.
Dekreti mbështetet në nenin 93 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenin 8 të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008 "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", me propozim të ministrit të Drejtësisë.


Në territorin e Republikës së Shqipërisë, numri gjyqtarëve për çdo gjykatë të shkallës së parë është si më poshtë:

1. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Berat, 11 gjyqtarë.

2. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Dibër, 5 gjyqtarë.

3. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës, 24 gjyqtarë.

4. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan, 17 gjyqtarë.

5. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier, 16 gjyqtarë.

6. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër, 13 gjyqtarë.

7. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Kavajë, 7 gjyqtarë.

8. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë, 21 gjyqtarë.

9. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Krujë, 7 gjyqtarë.

10. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Kukës, 6 gjyqtarë.

11. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Kurbin, 6 gjyqtarë.

12. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Lezhë, 9 gjyqtarë.

13. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Lushnje, 10 gjyqtarë.

14. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Mat, 4 gjyqtarë.

15. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Përmet, 4 gjyqtarë.

16. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Pogradec, 8 gjyqtarë.

17. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Pukë, 4 gjyqtarë.

18. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Sarandë, 9 gjyqtarë.

19. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Shkodër, 19 gjyqtarë.

20. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, 61 gjyqtarë.

21. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Tropojë, 4 gjyqtarë.

22. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë, 18 gjyqtarë.

23. Në gjykatën e shkallës së parë për krime të rënda Tiranë, 16 gjyqtarë.

Në territorin e Republikës së Shqipërisë, numri gjyqtarëve për çdo gjykatë të apelit është si më poshtë:


1. Në gjykatën e apelit Durrës, 10 gjyqtarë.

2. Në gjykatën e apelit Gjirokastër, 6 gjyqtarë.

3. Në gjykatën e apelit Korçë, 6 gjyqtarë.

4. Në gjykatën e apelit Shkodër, 7 gjyqtarë.

5. Në gjykatën e apelit Tiranë, 25 gjyqtarë.

6. Në gjykatën e apelit Vlorë, 10 gjyqtarë.

7. Në gjykatën e apelit për krime të rënda, 11 gjyqtarë.


Neni 3

Numri i gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së rrethit gjyqësor Tiranë bëhet:

a) 64 gjyqtarë në 1 shtator 2010;
b) 67 gjyqtarë në 1 shtator 2011;
c) 70 gjyqtarë në 1 shtator 2012;


Neni 4

Dekreti nr. 706, datë 07.12.1993 "Për caktimin e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve dhe të ndihmësgjyqtarëve" dhe dekreti nr. 1111 datë 30.05.1995 "Për një shtesë në numrin e gjyqtarëve dhe të ndihmësgjyqtarëve të gjykatave të rretheve" shfuqizohen.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›