E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambasada gjermane, ceremoni përkujtimore për ish-ambasadorin Zingraf

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Në mjediset e Ambasadës Gjermane në Tiranë u organizua sot një ceremoni përkujtimore në nderim të ish-ambasadorit të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

E pranishme në këtë ceremoni, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali shprehu ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Zingraf.

“Peter ishte një njeri i veçantë, profesionist i rrallë dhe modest i madh, me një thjeshtësi që dëshmonte sofistikimin më të lartë, mik dhe tifoz i Shqipërisë, i cili la pas aq shumë kujtime dhe punë të mira. Do ta kujtojmë gjithmonë. U prehtë në paqe”, u shpreh Spiropali.

Ndërsa ministri i Brendshëm Taulant Balla e konsideroi Zingraf një mik të veçantë të Shqipërisë.

“Do të mbetet gjithmonë i paharruar për mua ish-Ambasadori i RF Gjermane në Tiranë Peter Zingraf, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Kam patur mundësinë të punoj ngushtësisht me të gjatë mandatit të tij në Shqipëri. Shpreha sot ngushëllimet në Ambasadën e RF Gjermane për ndarjen e parakohshme të këtij miku të veçantë të Shqipërisë. U prehsh në paqe Peter”, u shpreh Balla.

1 nga 6

/m.m/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›