E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHËN PETERBURG – Rusia kritikon Francën për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë

SHËN PETERBURG, 7 qershor /ATSH-DPA/- Rusia e konsideroi premtimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të dërguar avionë luftarakë në Ukrainë, si një provokim.

“Ne i konsiderojmë këto deklarata si shumë provokuese”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjatë një forumi ekonomik në Shën Peterburg.

“Presidenti Macron po shfaq një mbështetje absolute për regjimin e Kievit dhe po deklaron gatishmërinë e Francës për të marrë pjesë drejtpërdrejt në konfliktin e armatosur”, shtoi ai.

Macron njoftoi të enjten në mbrëmje transferimin e avionëve luftarakë “Mirage 2000” në Ukrainë.

Avionët mund të përdoren për vendosjen e raketave të lëshuara nga ajri. Megjithatë, Macron nuk tha se sa prej avionëve do të jepeshin. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›