E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka aksion per arrestimin e Limaj

Deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj do të paraqitet pasditen e së shtunës në Gjykatën Supreme të Kosovës, për t’u përgjigjur në lidhje me çështjen “Kleçka”.

Kështu bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat përgënjeshtrojnë zërat e qarkulluara më parë për një aksion të misionit EULEX për arrestimin e ish-ministrit të Transporteve.

Pak ditë më parë, me kërkesë të EULEX-it, Gjykata Supreme e Kosovës hapi për rigjykim çështjen “Kleçka”, ku i dyshuari kryesor është pikërisht Limaj dhe tre ish-bashkëpunëtorët e tij Naser Shala dhe Naser e Nexhmi Krasniqi.

Gjithashtu, Limaj akuzohet nga prokurorët e misionit evropian për përfshirje në krim të organizuar dhe shpërdorim detyre kur ka qenë ministër i Transporteve.

Më herët u raportua se, agjentët e policisë së EULEX po zhvillonin një aksion për arrestimin e Limajt dhe disa personave të tjerë.

Lajmi në fjalë u publikua edhe në mediat serbe. Gazeta “Blic” shkruante se aksioni në fjalë kishte si objektiv arrestimin e Limaj, për shkak të akuzave për krime lufte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›