Ambasadoret e BE Pro heqjes se vizave per qytetaret shqiptare

Ambasadoret e Bashkimit Europian i kane hapur driten jeshile liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen pavaresisht kundershtimit te Holandes. Ambasadoret e 27 vendeve anetare te BE-se rane dakord te ndryshojne nje dokument me i kushtezuar dhe me masa shtese sigurie per te gjitha vendet anetare qe me heqjen e vizave per te dyja shtetet te mos abuzohet. Kjo kerkese eshte bere si kusht plotesues nga Franca Holanda dhe disa vende tjera anetare me pretendimin qe te garantohet kontrolli i rrepte i zbatimit te regjimit te heqjes se vizave dhe ndalimin e keqperdorimeve.
Vendimi i sotem i ambasadoreve te BE-se i hap rruge vendimit qe do te merret me 8 nentor qe sipas Brukselit do te jete absolutisht pozitiv si per Shqiperine ashtu edhe per Bosnje Hercegovinen. Regjimi i vizave do te hyje ne fuqi ne 15 dhjetor te ketij viti ku qytetaret e dy vendeve mund te levizin lirshem ne hapesiren Shengen.