E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama dhe Ruci privatizojne PS-ne shtypet oponenca dhe debati alternativ

04-11-2010 / Gazeta 55

Partia Socialiste thuajse eshte zyrtarisht ne nje krize te brendshme e inspiruar kjo nga mosmarreveshjet e fundit dhe tentativa e eproreve per te shtypur mendimin e lire te deputeteve dhe debatin alternativ. Kjo behet ne nje kohe kur PS thuajse me linjen e saj eunuke eshte fiktive jo vetem ne sallen e Kuvendit por edhe ne linjen e perditshme politike duke mos aprovuar parimisht mendimin politik dhe permiresimin e kuadrit ne teresi. Seshte e veshtire per te kuptuar mendesine prej diktatori te Edi Rames duke ditur se konsulenti i tij personal eshte nje tjeter person me prapavije te theksuar komuniste ish minister i diktatures se Enver Hoxhes Gramoz Ruci. Kapja e PS-se nga dy duar te dhunshme dhe me impakt te konsiderueshem psikologjik si trashegimtare te nomeklatures se regjimit komunist sben gje tjeter vecse kamuflon si piece e rendomte Partine Socialiste dhe rolin e saj ne skenen politike shqiptare. E gjithe kjo verehet nese kujtojme se nje jave me pare PS deklaroi publikisht permes Gramoz Rucit se sdo pranoje me asnje kusht pjesemarrjen ne Kuvend pa u shqyrtuar me pare 4 kerkesat. Por sot ndodhi e kunderta opozita ia behu ne Kuvend me idene se do votoheshin dekretet e presidentit te Republikes dhe porosia e vecante ne kete sens ishte qe te sakrifikohej bojkoti per hir te interesave te ngushta te Presidentit te Republikes dhe pazareve te pista te Edi Rames.
Ardhja e Edvinit ne krye te PS e ktheu kete force politike ne nje kazerme ushtrie ku degjohet vetem zeri i gjeneralit dhe komandantit dhe ku te gjithe te tjeret vihen ne rresht dhe flasin vetem nepermjet nje goje dhe mendje te papergjegjshme te Edvin Kristaq Rames.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›