E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorët e BE-së takim me përfaqësuesit e PD, reforma zgjedhore dhe territoriale në fokus

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka zhvilluar një takim me përfaqësues të opozitës për të diskutuar mbi ecurinë e reformave kryesore në vend. Takimi u drejtua nga Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, me praninë e ambasadorëve të Shteteve Anëtare të unionit, ndërsa Partia Demokratike u përfaqësua nga deputetët Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi.

Sipas njoftimit zyrtar të zyrës së BE-së, bisedimet u përqendruan në proceset legjislative që kërkojnë një konsensus të gjerë politik. Pikat kryesore të trajtuara mes diplomatëve evropianë dhe ligjvënësve të opozitës ishin reforma Zgjedhore, nevoja për një proces gjithëpërfshirës për rregullat e garës elektorale; reforma territorial, diskutimi mbi kërkesat për rishikimin e ndarjes aktuale administrative; si dhe integrimi evropian, pjesëmarrja demokratike dhe roli i opozitës në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Qëndrimi i Bashkimit Evropian

Në deklaratën e tij pas takimit, Ambasadori Gonzato vuri theksin te domosdoshmëria e mbështetjes dypartiake për ligjet e rëndësishme. Ai theksoi se miratimi i reformave të qëndrueshme kërkon plotësimin e disa kushteve thelbësore në jetën parlamentare si një proces legjislativ transparent dhe gjithëpërfshirës në Kuvend; angazhim aktiv dhe konstruktiv nga të gjitha grupet politike; konsultime domethënëse dhe të vazhdueshme me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›