E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorët komentojnë zgjedhjen e Bashës, Arvizu përmend parregullsitë

AMBASADORET-23_4—-Nga Muhamed Veliu-TCH—-

Tiranë- Zgjedhjen e Lulzim Bashës, në krye të Partisë Demokratike, e komentuan edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai i delegacionit të BE-së dhe ai i Italisë në Shqipëri. Ata i uruan suksese zotit Basha, ndërsa Ambasadori Arvizu kujtoi që, disa njerëz kanë ngritur pikëpyetje se sa efektiv dhe transparent ishte procesi i  votimit.

Aleksandër ARVIZU Ambasador I SHBA-ve Tiranë

Ne i urojmë gjithë të mirat. Mendoj që një demokraci të jetë funksionale duhet të ketë një opozitë të fortë sikurse në këtë rast kur PD-ja do të jenë të opozitë. Disa njerëz kanë ngritur pikpyetje sa efektiv dhe transparent ishte procesi i votimit. Janë pikërisht këta njerëz të cilët e kuptojnë më mirë procesin se sa unë. Për sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës kjo përbën një cështje të brendshme të PD-së dhe jane ata qe duhen të merren me këto cështje të brendshme në mënyrën që e gjykojnë të drejtë. Ne i urojmë zotit Basha fat. Me kënaqësi pres të punoj me të, sikurse edhe me zotin Olldashi.

Ettore Sequi-kreu misionit të BE-s Tiranë

I uroj kryetarit të ri sukese. Mendoj se e pret shumë punë përpara. Ai është një njeri me të gjitha mundësitë. Personalisht nuk parapërlqej ti jap sygjerime të tjerëve. Zoti Basha I di gjërat më mirë se unë se cfarë duhet të bëjë.

Masimo Gaiani ambasador i Italisë në Tiranë

Duket se ishte një proces i drejtëpërdrejtë me një rezultat të qartë. Mendoj se është një fillim i mirë me një fytyrë të re në PD, pa harruar se cfarë vështirësisë demokratet janë duke lënë prapa. Një prej sfidave të para të zotit Basha është mbajtja e partisë e bashkuar dhe natyrisht për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›