Dita e Rinisë, mijëra katolikë ndjekin meshën në Rio se Janeiro (FOTO)
Brazil- Rreth 400.000 katolikë janë bashkuar në një ceremoni në Copacabana Beach në qytetin brazilian të Rio de Janeiro për të shënuar hapjen e Ditën Botërore të Rinisë.
Pika kulmore e festivalit do të jetë një vizitë të enjten nga Papa Françesko.
Papa mbërriti në Brazil të hënën, duke shënuar udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga koha kur u zgjodh në krye të Kishës Katolike Romake.
Vizita e tij po zhvillohet nën masa të forta sigurie, pas javësh të protestave kundër qeverisë dhe korrupsionit. Mesha e së martës në mbrëmje në Copacabana Beach është udhëhequr nga Kryepeshkopi i Rios Orani Joao Tempesta. Ai përshëndeti pelegrinët në festivalin pesë-ditor, i cili pritet të tërheqë rreth 1.5 milionë njerëz nga e gjithë bota.
Dita e Rinisë
Papa, i cili është nga Argjentina fqinje, nuk kishte asnjë ngjarje publike të caktuar për të martën dhe kaloi një kohë në një banesë private. Ai pritet të përshëndesi turmat e mëdha në Copacabana të enjten.