E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Arvizu: Policia duhet të jetë neutrale në këto zgjedhje

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se Policia e Shtetit duhet që të jetë neutrale në këto zgjedhje. Sipas ambasadorit, policia duhet që të zbatojë me profesionalizëm ligjin.

Arvizu ka kërkuar nga kjo e fundit që të krijojë një mjedis të qetë, në mënyrë që qytetarët të jenë të lirë dhe të sigurtë për të votuar më tetë maj.

Që prej fillimit të fushatës elektorale, kanë ndodhur një sërë incidentesh me karakter politik, një pjesë e të cilave Policia e Shtetit është përpjekur që ti paraqesë si konflikte personale dhe pa ngjyrime politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›