E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, plagoset simpatizanti i PD-së

Incidentet gjatë kësaj fushate zgjedhore duket se nuk do të kenë fund. Kështu, paraditen e sotme, një simpatizant i PD-së ka mbetur i plagosur në Mat, pas konfrontimit me simpatizantë të PS-së.

Ngjarja ka ndodhur në Gurrë të Matit, ku 43-vjeçari Gafurr Lleshi është qëlluar me mjete të forta. Dyshohet se autori i kësaj ngjarje është nga shoferi i kryetarit të komunës Gurrë, që përfaqëson PS-në, Allaman Selami.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa policia tashmë ka nisur hetimet për këtë incident të radhës të fushatës elektorale, e cila sa vjen dhe po acarohet së tepërmi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›