Ambasadori Arvizu një kafe me Ben Blushin tek ish Blloku
TIRANË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu është parë sot pasdite në një nga lokalet në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet teksa takonte deputetin e PS, Ben Blushi, të njohur si një nga zërat kritikë brenda opozitës.
Pas takimit Blushi dhe Arvizu pas takimit që zgjati disa minuta nuk bënë komente për mediat, por vetëm e përcollën shtypin e interesuar me buzëqeshje.
Kreu i prezencës së SHBA-së është parë tre ditë më parë në një nga lokalet në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet teksa konsumonte një kafe me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha. Ndërkohë, që të nesërmen, me datë 8 shkurt zhvilloi një takim në Selinë Rozë, me kreun e opozitës, Edi Rama.
(el.me/BalkanWeb)