Greqi, tërmet në qeveri, dorëhiqen përfaqësuesit e LAOS
ATHINË- Paraqesin dorëheqjen përfaqësuesit e LAOS dhe zëvendësministrja e Jashtme e PASOK, në qeverinë e Papadhimos.
Dorëheqja e përfaqësuesve të LAOS në qeveri vjen menjëherë pas deklaratave të kryetarit të kësaj partie Jorgos Karaxhaferis, i cili shpalli vendimin se nuk do ta votojë paketën e masave, duke e cilësuar dokumentin e Trojkës shantazh, imponim dhe shkelje e dinjitetit për vendin, ndërsa kërkoi që kreu i treshes, Pol Tomson, të shpallet person "non grata".
Ndërkohë në mbledhjen e qeverisë këtë mbrëmje, kryeministri Papadhimos ka tërhequr vëmendjen e anëtarëve të saj, se është një përgjegjësi historike për ta që të shpëtojnë vendin nga falimentimi.
“Programi ekonomik dhe marrëveshja e kredisë që e shoqëron, janë absolutisht e nevojshme për të përfunduar përpjekjet me qëllim konsolidimin e financave publike, rivendosjen e konkurrencës dhe rimëkëmbjen ekonomike. Me zbatimin e programit dhe mbështetjen financiare që vjen me të, do të sigurojmë të ardhmen e vendit tonë në Eurozonë dhe do të kapërcejmë krizën aktuale ekonomike”, deklaroi Papadhimos.
Ai është shprehur i vendosur për të ndjekur këtë rrugë, që sic tha, do sigurojë Greqinë për vitet e ardhshme.
Ndërkaq pasiguri e trazira ka edhe në grupet parlamentare të PASOK dhe Demokracisë së re. Po sot deputeti i PASOK Pavlos Stasinos dha dorëheqjen, ndërkohë që të tjerë e kanë deklaruar hapur, se nuk pajtohen me masat dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësinë e votimit të tyre.