Ambasadori Arvizu takon ministrin e ardhshem te Energjise dhe Industrise
Për rreth një orë, ambasadori amerikan Arvizu bisedoi me ministrin e ardhshëm të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.
Pas takimit në selinë e Partisë Socialiste, Arvizu premtoi ndihmën e SHBA-së për ekzekutivin e ardhshëm, në çdo mënyrë të mundshme.
“Vazhdojmë konsultimet me njerëzit që do të mbajnë pozicione kyce ne qeverine e re. Zoti Gjiknuri na beri nje paraqitje te pikave qe ai i shikon si prioritetet e punes se tij.
E perseris, ne jemi te angazhuar per te punuar me qeverine e re dhe te ndihmojme ne cdo menyre te mundshme. do t'ia le atij qe te tregoje disa prej ceshtjeve specifike per te cilat diskutuam”, u shpreh Arvizu.
Pavarësisht nga ftesa e ambasadorit për të dhënë detaje mbi disa nga temat e trajtuara, ministri i ardhshëm Gjiknuri preferoi të mos i shtonte shumë fjalëve të Arvizut.
Gjiknuri nuk pranoi të komentonte pretendimet e socialistëve për një krizë të mundshme energjitike në muajt e ardhshëm.
Takimi mes tij dhe Arvizut është pjesë e një serie konsultimesh me ministrat e ardhshëm të nisura nga ambasadori amerikan, mes të cilëve ai Brendshëm Tahiri, ajo e Mbrojtjes Kodheli dhe ai i Drejtësisë Nasip Naço.