E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Sekui viziton Ndrecën në spital

(Foto: Associated Press (AP) / Hektor Pustina)

TIRANE- Grevisti Gjergj Ndreca, qe tentoi veteflijimin i djegur me benzine nje dite me pare, u vizitua sot nga Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui.

Ambasadori ka qene paraditen e sotme ne repartin ne QSUT, ku po mjekohet per plaget e marra nga djegia.

Pas vizites, ambasadori ka deklaruar per mediat se ka shkëmbyer disa fjalë me Ndrecën, i cili po merr trajtimin mjekesor me te mire.

“Besojmë që cështjet që kanë të bëjnë me vlerësimin e ish të persekutuerve duhet trajtuar në përputhje me legjislacionin, i cili duhet zbatuar si dhe me një fjalë tjetër, që unë e kam thënë në disa rrethana të ndryshme, dialog mes palëve që janë të përfshira”- tha Sekui.

Nje dite me pare, Ndreca u vizitua nga ambasadori i SHBA-se, Arvizu, i cili bashke me urimet per sherim te shpejte ka deklaruar se  vetesakrifikimi nuk eshte rruga e duhur per zgjidhjen e problemeve.

“As une e as SHBA nuk eshte ne pozita te thote nese kjo qe po beni eshte e drejte apo e gabuar, por eshte e drejta juaj te kerkoni te degjohet ajo qe keni per te thene. Eshte e drejta juaj qe te degjoheni dhe qeverise pikerisht kete i kam kerkuar”- ka thene ambasadori amerikan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›