E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish të përndjekurit, opozita: Interpelancë për kërkesat e grevistëve

TIRANE- Vetem pak momente pasi grevisti Gjergj Ndreca i vuri flaken vetes me benzine, si reagim ndaj heshtjes qeveritare per zgjidhjen e kerkesave te ish te burgosurve politike, opozita ne Komisionin e Ligjeve ka kerkuar interpelance kuvendore per kerkesat e kesaj kategorie.

Kerkesa eshte bere nga ana e deputeteve te opozites, te cilet kane kerkuar sensibilizim dhe zgjidhje te kerkesav ete grevisteve te urise.

Sipas deputeteve te opozites pas aktit ekstrem të Ndrecës vihet re një shtim i forcave policore pranë parlamentit dhe kryeministrisë. Deputeti Erjon Brace i ka quajtur pamje te tmerrshme, nderkohe qe gjitha sa po ndodh, kriminale.

“Nje qeveri e ndyre qe kapardiset ne pushtet, vjedh e vret, por nuk ka as ndjeshmerine me te vogel ndaj nje grushti njerezish te vuajtur pafundesisht qe ndodhen ne greve urie”- shkruan Brace ne profilin e tij ne facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›