E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Sequi viziton në spital Gjergj Ndrecën

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, viziton në spital grevistin Gjergj Ndreca, i cili tentoi të vetëflijohet duke u djegur me benzinë.
 

Ndërkohë një ditë më parë, Ndreca është vizituar edhe nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu i cili u njoh nga afër me gjendjen shëndetësore të tij.
 

Gjergj Ndreca ndodhet në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në repartin e djegie plastikës në gjendje të rëndë. Sipas mjekëve ai ka djegje në 40% të trupit dhe se ndodhet në terapi intensive.
 

Ndërkohë grupi i ish-të përndjekurve prej 18 ditësh është ngujuar në grevë urie duke kërkuar dëmshpërblimin dhe një sëri kërkesash të tjera që pretendojnë se janë lënë në harresë nga shteti.  Pas largimit të Ndrecës dhe të Perikli Shtjefnit nga greva, ku ky i fundit  u arrestua nga policia, grevës i janë bashkuar edhe dy ish-të përndjekur politik të tjerë.
 

Ish- të përndjekurit protesojnë: Lironi Shtejfnin
 

Ish të përndjekurit grevistë kanë apeluar sot për lirimin e grevistit Perikli Shtjefni, arrestuar për zjarrevënie të qëllimshme ndaj Gjergj Ndrecës. Ata kanë protestuar sot para drejtorisë së policisë së Tiranës dhe pranë komisariatit numër 1 në Tiranë duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.
 

Perikli Shtjefni u arrestua dje nga policia pasi i ka vendosur zjarrin në trup më anë të një çakmaku, shtetasit Gjergj Ndreca, i cili sapo ishte lyer me benzinë. Ndërkohë Shtjefni akuzohet për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”, pasi i dëmtuari ka marrë plagë të rënda djegieje në pjesë të ndryshme të trupit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›