E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambasadori Soreca uron Nikollën për zgjedhjen si kryetare Kuvendi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka uruar Lindita Nikollën për zgjedhjen e saj në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Në një postim në rrjetet sociale zoti Soreca, shkruan se roli i parlamentit është kyç për pranimin në BE. Soreca thotë se pret që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin.

‘Urime Anëtarëve të Kuvendit të ri Shqiptar dhe kryetares së re Lindita Nikolla. Roli i Parlamentit është kyç për pranimin në BE. Ne presim që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithëpërfshirëse për njerëzit.’- shkruan Soreca

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›