Kryetari i PD, Lulzim Basha, reagon ndaj akuzave të Berishës

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës, duke u shprehur se “ndjen dhimbje nga ato që ka dëgjuar nga goja e Berishës”. “Sot mund të duket si një ditë e vështirë për të folur për këtë betejë, sepse në fakt është edhe dita e parë e kësaj beteje brenda kësaj salle. Pakica që ka marrë peng vullnetin e shqiptarëve dhe zotëron të gjitha mjetet e pushtetit është dhe mbetet pakicë. Detyra jonë është që shumicën e shqiptarëve ta mobilizojmë në një betejë pa kthim. Detyra ime, detyra e çdo shqiptari është të bëjmë çdo gjë kundër të keqes. Kjo është një betejë që i takon çdo shqiptari dhe çdokush duhet të bëjë pjesën e vet. Kam ndjekur me dhimbje të mëdha deklaratën e doktor Berishës. Konsideratën e kam shprehur mbrëmë. Dhimbja që ndjej në nivelin personal dhe njerëzor për vendimin e marrë dje, në mënyrë të detyruar, është ndjerë sot dyfish. Shpresoj që koha t’i rregullojë, është ilaçi më i mirë. Shpreh keqardhjen e thellë se tezat e kundërshtarit të vetëm timit dhe të PD, të Edi Ramës, sot i kam dëgjuar të artikuluar nga goja e një njeriu, vlerësimin ndaj të cilit e kam dhënë dje” tha Basha.