Ambasadori amerikan në Kryeminstri: Luftë më e madhe kundër krimit të organizuar

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të nisjes së detyrës së tij në Tiranë.
Takimi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se diskutimet u përqendruan në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Në fokus ishin çështjet e mbrojtjes, zgjerimi i marrëdhënieve tregtare dhe investimeve, si dhe intensifikimi i përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar.
“Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku. Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane në Tiranë.a.b