E Diel, 1 Nëntor 2026

Këlliçi bën për një lek Top-in. Publikon mesazhet me gazetarin pas lajmit të rremë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas dokumentarit të transmetuar nga emisioni “Inside Story” për Erion Veliajn, duke akuzuar Top Channel për publikimin e një informacioni që ai e cilëson të pavërtetë.

Në një postim në Facebook, Këlliçi thotë se gjatë dokumentarit është pretenduar se ai nuk i është përgjigjur kërkesës së gazetarit për një intervistë, ndërsa sipas tij, komunikimi mes tyre tregon se i ka kthyer përgjigje me shkrim dhe është ofruar të vinte në dispozicion edhe dokumente.

“Ky është mashtrim. Pikë”, shkruan Këlliçi, duke publikuar komunikimin me gazetarin si provë të pretendimit të tij.

Deputeti demokrat shprehet se, në dokumentar, opozita është akuzuar për “standarde të dyfishta”, ndërsa sipas tij, vetë materiali televiziv ka përdorur një standard të dyfishtë në trajtimin e fakteve.

“Qëllimisht shpjegimin tim ia kam dhënë gazetarit me shkrim, madje jam ofruar për të ndihmuar me dokumente që mund t’u shërbenin drejt së vërtetës”, shkruan Këlliçi.

Ai thotë se për standardet dhe veprimet e tij politike përgjigjet vetë, ndërsa për standardet e gazetarisë përgjigjet Top Channel.

Në fund të reagimit, Këlliçi i referohet komunikimit të publikuar me gazetarin, duke argumentuar se për të sqaruar se cili prej dy versioneve është i saktë, duhet parë “vetëm fakti: biseda origjinale me gazetarin”.

Postimi i plotë:

“Reagim i detyruar në lidhje me fake news-in e prodhuar sonte në Top Channel nga emisioni Inside Story!

Top Channel e ka bërë prej kohësh publike linjën e vet editoriale. Por si media kombëtare ka një mandat, t’i shërbejë interesit publik me fakte!

Sponsorizuar

Top Channel e zgjedh vetë këndin nga e sheh realitetin, por kurrsesi nuk mund të shpikë fakte që i duhen për ta ndërtuar atë.

Sonte, për herë të parë në jetën time, po bëj publik një komunikim timin me një gazetar, i detyruar nga rëndësia e rastit në fjalë dhe standardit tim politik, transparencë 100%!

Në dokumentarin e transmetuar sonte nga Inside Story për Erion Veliajn, u tha se nuk i jam përgjigjur interesit të gazetarit për intervistë ku do të pyetesha edhe për standardet e dyfishta të opozitës!!!

Ky është mashtrim. Pikë.

Qëllimisht shpjegimin tim ia kam dhënë gazetarit me shkrim, madje jam ofruar për të ndihmuar me dokumente që mund t’u shërbenin drejt së vërtetës.

Pjesa komike e kësaj historie të trishtë keqinformimi është kur programi akuzon opozitën për standard të dyfishtë. Këtë pyetje mund të ma kishit bërë. Madje mund të ma bëni edhe sot, nuk kam asnjë problem t’i përgjigjem. Por është disi komike të ngresh një akuzë për standard të dyfishtë duke përdorur vetë standard të dyfishtë me faktet.

Për standardet dhe veprimet e mia politike përgjigjem unë.

Për standardet e gazetarisë përgjigjet Top Channel.

Mes dy versioneve nuk duhet arbitër, duhet vetëm fakti: biseda origjinale me gazetarin.”a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›