E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori amerikan në SPAK, thekson përparësitë amerikane

Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt, është takuar me drejtuesit e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku në fokus të diskutimeve kanë qenë sfidat që lidhen me krimin transnacional, trafikun e narkotikëve dhe migracionin e paligjshëm.

Përmes një reagimi, ambasada amerikane thekson rëndësinë e institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave, si dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump”, thuhet në reagim.

Ambasadori Wendt dhe drejtuesit e SPAK-ut kanë diskutuar gjithashtu mbi rolin vendimtar të institucioneve të pavarura dhe mënyrën se si partneriteti mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kontribuon për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për të dyja vendet.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›