Në pranga Leli Kaja, administratori i ECO ALB në Elbasan

SPAK ka arrestuar në flagrancë administratorin e shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., Leli Kaja, i dyshuar për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, kanë arrestuar sot, më 5 tetor 2026, Leli Kaja, në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar më 1 tetor nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas SPAK, Kaja dyshohet se ka kërkuar dhe marrë shumën prej 400 mijë lekësh nga administratori i një operatori ekonomik, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji në funksionin e administratorit të “ECO-ELB” sh.a.
Gjatë hetimit janë përdorur metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara. Shuma prej 400 mijë lekësh është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit personal të Leli Kajës.
Ai dyshohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.
SPAK bën me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.a.b