E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori amerikan takohet sot me Presidentin Nishani

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksander Arvizu do të takojë sot Presidentin e vendit Bujar Nishani. Takimi i parë mes dy zyrtarëve të lartë, vjen vetëm pak ditë pas dekretimit të Kreut të ri të SHISH, dekret ky që sipas reagimeve të para, nuk është pritur mirë nga Ambasada amerikane.
 

Edhe pse vetë ambasadori Arvizu nuk ka bërë asnjë koment për zëvendësimin e kreut të SHISH, Bahri Shaqiri me Visho Likën, burime nga Ambasada thanë në ditën e dekretimit se ishin befasuar nga kjo lëvizje dhe se nuk ishin njoftuar më parë.
 

Po ashtu burimet shtuan se dekreti i Presidentit kishte qenë shumë e shpejtë, nisur nga fakti që propozimi i Kryeministrit ishte bërë vetëm pak orë para firmës së Nishanit. I pyetur pak ditë më parë për këtë cështje, Arvizu tha se nuk do të fliste tani, duke lënë të nënkuptohet se do të ketë një reagim zyrtar në ditët në vijim.
 

Megjithatë takimi i sotëm do të jetë me dyer të mbyllura, dhe në rast se Ambasdori amerikan nuk pranon të flasë pasi të largohet nga Presidenca, atëherë lajmi i vetëm për takimin do të jetë ai zyrtari që publikohet nga stafi i Presidentit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›