Ambasadori holandez: Qeveria e re është premtuese, pozitiv numri i madh i femrave
TIRANE- Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Martin de Labeij, ka vlerësuar dje emrat e kabinetit të ri qeveritar që u bënë zyrtare pak ditë më parë nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama, veçanërisht faktin e përfshirjes së shumë femrave. Sipas tij numri i madh i grave që do të jenë ministre të ardhshme kanë një eksperiencë të mirë në fushat përkatëse.
“Jam i surprizuar për mirë të shikoj një numër të madh grash në qeveri të emëruara si ministre. Mendoj se shumë prej tyre sjellin një eksperiencë të mirë nga fushat përkatëse të ekspertizës së kultivuar në të shkuarën. Në këndvështrimin tim është një kabinet premtues”, - deklaroi De Labeij në një prononcim për TCH.
Amdasadori holandez është optimist se ky kabinet qeveritar do të mund ta përmbyllë me sukses procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. “Ata i njohin fushat e tyre shumë mirë. Qeveria ka vendosur integrimin si prioritet në axhendën e saj. Ata pritet të punojnë shumë. Nuk e kemi parë ende programin qeverisës të 300 ditëve të para. Siç e dini, mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE-së zhvillohet në dhjetor dhe qeverisë së re do t’i duhet shumë punë. Ne shpresojmë se ata do t’ja dalin me punën e tyre në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE”, - u shpreh De Labeij. Një ditë më parë ishte ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë që përshëndeti qeverinë e re dhe shprehu dëshirën për të bashkëpunuar ngushtë me të.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)