SMS me të dënuarit, ish-drejtori i burgut të Shën Kollit leje për 250 euro
TIRANE- Të uroj shnet Zotni, shiko e ma maro të mërkurën at muhabetin se më neron…”. Ky është vetëm një nga mesazhet që i dënuari për vrasje Kastriot Kola, i dërgonte ishdrejtorit të burgut të Shënkollit Lezhë, Valentin Mirit, të cilit i kërkonte të firmoste lejen shpërblyese, pasi i kishte dhënë shumën prej 300 eurosh.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj të pandehurit Miri, ndaj të cilit ka ngritur akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”. Në dosjen e organit të akuzës zbardhen të gjitha aferat korruptive të ish-drejtorit të burgut të Shënkollit, i cili, kundrejt shumave nga 10 mijë lekë deri në 300 euro firmoste lejet shpërblyese për të dënuarit, si dhe lejonte përdorimin e celularëve në qeli. Madje, në një nga rastet Valentin Miri kishte marrë lekët për t’i dhënë leje Kastriot Kolës, por nuk ka mundur ta firmosë, pasi nuk ka firmosur mjeku i burgut. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Valentin Miri i ka shpjeguar të dënuarit me vrasje përse nuk e firmoste dot lejen, duke argumentuar mes të tjerash se do të shkarkohej nga detyra e drejtorit të burgut, ndërsa Kastriot Kola i ka thënë t’i mbante lekët.
HETIMI I SHKBB
Hetimet ndaj Valentin Mirit, ish-drejtor i burgut të Lezhës, nisën pas një informacioni që Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje i referoi Prokurorisë së Tiranës. Miri, me detyrë drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Shënkoll – Lezhë, dyshohej së në kundërshtim me ligjin kishte dhënë leje të veçanta dhe shpërblyese për disa të dënuar. Gjithashtu, dyshohej dhe në lidhje me lejimin e të burgosurve që të mbanin mjete të ndaluara në dhomat e tyre. Po kështu dyshohet se ka marrë në mënyrë të kundraligjshme shpërblime financiare nga familjarët e të dënuarve, për t’u lejuar atyre celularë në qeli, si dhe duke u dhënë leje shpërblyese të jashtëligjshme.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(m.a/BalkanWeb)