E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori holandez Vendirrezikohet nga permbytjet

Henk van den Dool kryediplomati i Mbreterise se Vendeve te Uleta e nis intervisten me nje mesazh te vecante. Ai i shpreh simpatine dhe solidaritetin banoreve te zonave te bllokuara nga bora por hedh edhe nje mesazh alarmant Duket se permbytje te medha do te jene te paevitueshme.
Van den Dool thote se shqiptaret nuk duhet te jene objekt ping-pongu politik ne kete situate dramatike. Perpara se tiu pergjigjem pyetjeve tuaja me lejoni te perfitoj nga ky rast per te percjelle - ne emer te vendit tim - ndjenjat e ngrohtate simpatise dhe solidaritetit me te gjithe individet dhe familjet qe vuajne nga kushtet e pazakonta te keqija te motit. Mbeshtetja po tregohet nga te gjitha anet. Une mendoj se eshte shume e rendesishme qe mbeshtetja te jepet ne nje menyre te koordinuar ne menyre qe kjo fatkeqesi natyrore te mos behet pre e perfitimeve apokeqperdorimeve politike. Shqiptaret qe jane bllokuar ne debore nuk e meritojne te behen objekt i ping-pongut politik. Une deshiroj te shpreh shqetesimin tim per ate cka mund te ndodhe kur debora te filloje te shkrije gje e cila eshte e paevitueshme. Duket se permbytje te medha do te jene te paevitueshme. Vitin e kaluar gjate permbytjeve qe ndodhen ne veri te Shqiperise ne sollem disa eksperte holandeze te ciletkonkluduan me nje numer propozimesh per menyren se si mund te menaxhoheshin keto probleme ne periudhen afatshkurter afatmesme dhe afatgjate. Eshte vertet nje fatkeqesi qe tani me shume se nje vit me vone dhe me probleme qe shfaqen ne horizont me duhet te deshmoj se zor se eshte ndermarre ndonje veprim konkret.

Si i komentoni perfundimet e ekspertizes se FBI ne lidhje me ngjarjet e 21 janarit
E gjithe ceshtja e 21 janarit dukshem po zgjatet shume. Kjo nuk eshte dicka e mire per drejtesine eshte keq per imazhin e Shqiperise dhe mbi te gjitha duhet te kete qene jashtezakonisht shume stresuese dhe e merzitshme per te afermit e kater viktimave. Ata me shume se kushdo tjeter kane te drejten tekerkojne drejtesi. Ata ende po perpiqen te mesohen me faktin se baballaret e tyre bashkeshortet bijte e tyre nuk do te kthehen me asnjehere ne shtepi. Ata nuk jane te interesuar ne lojerat politike qe rrethojne kete episod te erret. Ata thjesht kerkojne pergjigje.

Marre me shkurtime nga Revista Java

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›