E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezikohet plotesimi i formularit A1Ministria ua kthen universiteteve

TIRANEuml - Per te zgjedhur dy ose tre lendet qe do te japin si provim me zgjedhje nga lista e gjate prej 38 lendesh qe u ka vene ne dispozicion ministria e Arsimit maturanteve ne formularin A1 ata duhet te dine me pare se cfare rendesie i japin fakultetet lendes qe ata preferojne. Ne te kundert ata nuk mund te nisin plotesimin e formularit A1 dhe A1Z i cili sipas rregullores duhet te nise te plotesohet diten e hene. Mirepo mesohet se ministria e Arsimit ende nuk i ka gati koeficientet e lendeve me zgjedhje nga universitetet. Ose me sakte ata kane mberritur nga universitetet por qe ne tabelen e koeficienteve nuk jane pasqyruar ndryshimet qe ka pesuar kurrikula e gjimnazisteve per kete mature. Si pasoje ministria e Arsimit eshte detyruar tua ktheje mbrapsht atyre per rishikom koeficientet ndaj duket se shpresat qe ata te jene gati me 20 shkurt nuk jane te medha pasi me 20 shkurt jane edhe zgjedhjet per drejtuesit e rinj te institucioneve te arsimit te larte publik.
Koeficientet e mberritur nga universitete ishin copy paste te nje viti me pare dhe nuk ishin pasqyruar fare ndryshimet e kurrikules se re ndaj per kete arsye Ministria e Arsimit ua ktheu mbrapsht per rishikim shkollave te larta. Ta zeme kete vit te rinjte kane Fizike dhe Fizike te avancuar ne listen e lendeve me zgjedhje dhe normalisht keto dy kurrikula nuk mund te kene te njejtin koeficient pasi nuk kane te njejtin bagazh ai qe ka bere fizike 5 ore ne jave dhe ai qe ka bere 2 ore ne jave. Ndaj universitetet duhet tI rishikojne me kujdes koeficientet gje qe ne fakt nuk e kane bere pasi jane marre vetem me fushaten elektorale. Nje dite me pare ata jane konsultuar edhe me zevendesministrin e Arsimit ne menyre qe ti bejne gati sa me shpejt pasi ne duam te kapim afatet e percaktuara ne rregullore - na shpjegojne specialistet e ministrise se Arsimit qe merren me maturen shteterore. Ata gjithashtu shpjegojne se ashtu si nje vit me pare edhe kete vit do te aplikohen te njejtet koeficiente si edhe maturat e kaluara. Sipas rregullores se matures shteterore plotesimi i formularit A1 dhe A1Z do te nise me date 20 shkurt deri me date 10 mars 2012.

LLOJI I SHKOLLEumlS
Lloji i shkollave te mesme ka 5 koeficiente. Fakultetet do i japin koeficientin me te larte ate 1.4 llojit te shkolles se mesme qe kane nje ngjashmeri me profilin qe ka ky fakultet dhe keshtu me rend zbrites 1.3 1.2 1.1 dhe 1.0 per ate lloj shkolle qe nuk ka fare ngjashmeri me profilin e fakultetit. Nderkohe qe keta koeficiente te shumezuar me komponentet e tjere te matures do te luajne rol te rendesishem ne nxjerrjen e fituesve sipas kuotave te pranimit ne fakultete. Nderkohe qe diferenca e koeficientet 1.0 me ate 1.4 perben nje diference prej 400 pikesh ne totalin e pikeve te grumbulluar. Gjate plotesimit te preferencave pra formularit A2 maturantet do te kene mundesi qe te shohin me pare koeficientet edhe sipas shkollave qe te bejne dhe listimin e preferencave aty ku do te kene me shume probabilitet per tu shpallur fitues.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›