Ambasadori holandez apel per konsensus per tre ligjet e integrimit
Ambasadori i Holandës në Shqipëri bëri thirrje nga Peshkopia që politika të arrijë në një konsensus për tre ligjet e integrimit. Kështu do të mund të merret statusi dhe të hapet rruga e negociatave për anëtarësim në BE. Pritshmëria është pozitive- tha Martin de la Beij.
“Unë do të dëshiroja ta shikoja politikën shqiptare në një dialog dhe konsensus të përbashkët, sidomos në parlament aty ku janë ende të pamiratuara tre ligjet. Miratimi i këtyre ligjeve do të ishte një mundësi e mirë për t’i hapur rrugë negociatave të mëtejshme për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”-tha ai.
Ambasadori i Holandës u takua në Peshkopi me krerët e njësive vendore, ku foli dhe për zgjedhjet e 23 qeshorit, vëzhgimin e tyre nga komuniteti ndërkombëtar. Ndaj është shumë e rëndësishme- tha ai- që të tregohet kujdes që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. De la Bej bashkëbisedoi edhe me studentët e filialit te universitetit te Durresit në Peshkopi mbi legjislacionin dhe shtetin e së drejtës.