Koalicionet per qeverine e pas 23 qershorit
Ata që mezi po presin të bëjnë zgjedhjen e tyre për qeverinë e pas 23 qershorit, duan tw shohin edhe cili koalicion do t’i bindë më shumë për të marrë votën e tyre.
Me interes pritet pozicionimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot në qeverisje me demokratët. Ajo ende ndihet më pranë tyre se socialistëve, por heziton të flasë.
Kryeministri Berisha u përpoq t’ia bëjë më të lehtë vendimmarrjen.
“LSI si parti e tretë do të qeverisë me forcën politike që mund të krijojë qeverinë. Trashëgiminë e qeverisjes e ka me PD-në. Me PS-në dihet sesi është, dihen marrëdhëniet me Edi Ramën, janë gjithnjë marrëdhënie të karakterizuara nga një pabesi ekstreme e tij. Është simbol i pabesisë, kurse tjetri i luajalitetit të plotë ne vendimin që merr dhe fjalën që jep. Dhe me këtë e kuptoni se nga do jene aleancat”- ka deklaruar Berisha.
Ilir Meta refuzon të jetë i drejtëpërdrejtë, e nxjerr gjithmonë nga situata shprehja se për koalicionin parazgjedhor do të vendosë Konventa, forumi më i lartë drejtues.
Berisha shprehu siguri për vijimin e koalicionit me Idrizin e PDIU-së, e konsideroi aleat të mundshëm Dulen e PBDNJ, dhe alat real LSI-në. Po ku ndodhet në këtë mes Fryma e Re Demokratike. Bamir Topi, kryetar i saj tha mjegullt se mundësitë më të mëdha janë që të dalë i vetëm. Berisha ka kohë që nuk e ka sulmuar ish-nënkryetarin e tij, as nuk ka folur për të. Ndërsa Meta nuk është shprehur për një koalicion të mundshëm me FRD-në, apo dhe për foromimin e atij që po përflitet si poli i tretë me PBDNJ.