E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i Holandes Politika ka sjelle zhgenjim

Reagimi i tij erdhi te dielen duke nenvizuar se nje vit e gjysme politika ka lene pas detyrat e saj.

Per kete arsye ai ka kerkuar qe te gjendet nje zgjidhje per ngercin politik duke shtuar se zgjedhjet lokale po afrojne cka sipas tij nese ngerci nuk do te zgjidhet atehere e gjitha do te kete pasoja mbi ato zgjedhje.

Jam i zhgenjyer per cfare ka ndodhur dhe per cfare nuk po ndodh ne kete vend pasi ka kaluar nje vit e gjysme nga zgjedhjet e pergjithshme dhe vendi po pergatitet per zgjedhjet vendore e ne njefare menyre kam pershtypjen se zgjedhjet e 28 qershorit nuk kane perfunduar. Si maxhoranca ashtu dhe opozita nuk po gjejne gjuhen e kompromisit duke ruajtur ate qe e njohim si situate te krizes politike apo dickaje te ngjashme me te. Kjo nuk eshte nje situate qe ndihmon perspektiven evropiane te Shqiperise apo ate te zgjedhjeve lokale u shpreh ambasadori.

Me tej Dool thote se ne Shqiperi problem i politikaneve eshte qe te gjithe duan te fitojne por humbes apo fitues qofsh-shton ai-duhet bashkepunim ne Parlament per nevojat e vendit. Problemi eshte se ne Shqiperi tradicionalisht mendohet se politika ka te beje vetem me fitoren. Shpresoj qe ne te miren e zhvillimit te vendit kushdo qe eshte ne mazhorance apo ne opozite fituesi apo humbesi te ulen e te bashkepunojne ne Parlament per te gjetur zgjidhje. Duhet te ulen e te perqendrohen ne ceshtje te caktuara sipas nje axhende pasi reformat duhen bere tha kryediplomati holandez.

2010-09-27 0900

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›