Rama Iliri eshte bere si Shvejgu

Kreu i PS-se distancohet nga deklaratat e drejtuesve te LSI-se per bashkepunim
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama duke iu referuar akuzave te ndersjellta ne Levizjen Socialiste per Integrim ka sulmuar ashper ish-aleatin Ilir Meta duke e krahasuar me ushtarin Zhvejg.
Besoj qe te gjithe e keni kuptuar se u be kohe qe degjoni gjithcka dhe te kunderten e gjithckaje Iliri eshte bere si Shvejgu qe thoshte cme duhet mua se cfare them une. Ndersa dy dite me pare kreu socialist Rama deklaroi se endrra e Ilir Metes per tu bere kryeminister eshte e njohur nga te gjithe. Ai sheh Dritan Priftin sikur i ben propozim nga ana ime dhe pastaj tua tregoje shqiptareve jo sikur e ka pare ne enderr por sikur ka ndodhur ne te vertete tha Rama.
Reagimet e kryesocialisti vijne pas deklaratave te Ilir Metes se ish ministri i Ekonomise Dritan Prifti ka tentuar qe te realizuar pucc parlamentar . Gjate nje prononcimi per mediat kryetari i LSI-se njeheresh zevendeskryeminister dhe minister i Ekonomise deklaroi se Dritan Prifti pas nje takimi te drejtperdrejte qe kishte pasur me kryetarin e PS-se Edi Rama erdhi dhe i percolli oferten e ketij te fundit per te bere nje puc parlamentar.
Si rezultat i te cilit une do te perfitoja postin e kryeministrit nderkohe qe Dritani kishte marre garanci qe ai te rikthehej ne ministrine e Ekonomise dhe te Energjetikes - sqaroi Meta. Ai theksoi se eshte perpjekur ta trajtoje Priftin dhe si prind per shkak te shume lajthitjeve per te cilat shpesh e kane toleruar per arsye dhe te problemeve shendetesore qe dihet qe i ka pasur ne te kaluaren u shpreh Meta.