Ambasadori i Maqedonisë së Veriut : Dy vendet ballkanike kanë arritur stabilitet!

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Dancho Markovski në një deklaratë për mediat është shprehur se dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut tashmë gjenerojnë një stabilitet dhe se BE duhet t’i pranojë si anëtare. Në lidhje me qëndrimin e Bullgarisë sa i takon vetos për integrimin në BE, Ambasadori u shpreh se po punojnë për këtë çështje.
“E gjitha kjo jep një shpresë se presim që të zgjidhim problemet me Bullgarinë” tha zoti Markovski. “Për publikun shqiptar dëshiroj që të deklaroj se po punojmë për këtë çështje dhe kjo nënkupton çdo javë takime mes grupeve të përbashkëta. Dëshiroj të kujtoj se deri tani janë zhvilluar 4 takime mes 2 kryeministrave. Me një fjalë po bëjmë përpjekje për të krijuar një besim. Kjo do të nënkuptojë se marrëveshja që do të arrihet do të qëndrojë edhe më gjatë” shtoi ai.
“Me Shqiperine mike kemi udhetuar se bashku gjate ketyre viteve. Ate çfarë unë kërkoj dhe dua si ambasador ështe qe BE te na njohe se Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut gjenerojne stabilitet” tha ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Dancho Markovski .
Në lidhje me situatën e luftës në Ukrainë, Markovski u shpreh se kjo nuk përbën një pegesë për anëtarësimin në BE. “Jo perkundrazi! Presim një sinjal politik nga Brukseli e Washingtoni dhe qytete te tjera te medha. Situata ne Ukraine ka treguar se ndertimi i stabilitetit veçanerisht kur flasim për Ballkanin mendoj se do te jene dakord me mua. Ballkani është mjaft i ndare dhe vendet e Ballkanit ndodhen ne kufijte e BE dhe ne nje fare menyre mbrojne dhe kufijte e BE.
Këtë deklaratë,ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Dancho Markovski e bëri nga Gollomboçi, ku ishte i pranishëm për inagurimin e shtëpisë muze të shkrimtarit të njohur Sterjo Spase.