E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i OSBE-së takon presidentin Nishani

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth do të takohet sot me presidentin e vendit Bujar Nishani.
 

Takimi do të zhvillohet në presidencë në orën 14:00 ndërsa në fokus të takimit pritet të jenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
 

Ndërkohë data 5 nëntor pritet të mbledhë përfaqësuesit e partive parlamentare në ambjentet e Presidencës për të caktuar datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
 

“Në zbatim të detyrimit kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka ftuar në takime përfaqësuesit e partive politike parlamentare, për të biseduar dhe për t`u konsultuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”,ka njoftuar më herët Presidenca.
 

Sipas eskpertëve të PS-së dhjetori i 2012-tës është afati maksimal për dekretimin e datës së zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›