Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu takon Nishanin
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu është takuar sot me presidentin e vendit Bujar Nishani.
Takimi është zhvilluar në presidencë ndërsa ende nuk dihen temat e diskutimit mes kreut të shtetit dhe diplomatit amerikan.
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Alexandër Arvizu do të largohet nga Shqipëria në fund të muajit Korrik ose në fillim të Gushtit pasi i mbaron mandati ndërkohë që kryediplomati i ri në vendin tonë do të jetë, Donald Lu.
Arvizu e ka nisur karrierën diplomatike në Shqipëri në vitet 2010 ndërsa Donald Lu aktualisht shërben si ambasador në Nju Delhi, Indi.