Dritan Dajti kërkon përjashtimin e trupit gjykues
Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar sot seancën gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, të akuzuarit për vrasjen e katër policëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009.
Në seancën gjyqësore, Dritan Dajti ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues për mosmarrëveshje.
Kërkoj përjashtimin e trupit gjykues pasi kemi mosmarrëveshje. Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar mbrojtjen për 5 gjyqtarë të gjyqit ndaj meje. Drejtori i ruajtjes së dëshmitarëve dhe gjyqtarëve, Arjan Muça në 2009 ka qenë drejtor i policëve të vrarë. Në seancën e radhës bëjnë mirë të vijnë dhe familjarët e Saimir Duçkallarit, që të mësojnë kush e vrau atë tha Dajti.
Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin