E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i SHBA interviste ekskluzive ne ABC News

Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu i ftuar në studion e “ABC News”, ka komentuar lidhur me grevën e ish-të përndjekurve politikë. Sipas tij, vizita në tendën e e grevistëve kishte si synim njohjen nga afër të kërkesave të tyre. 
“Çështje e ndjeshme për shumë shqiptarë, njëkohësisht dhe për mua dhe ndaj theksoj se grevistët duhej të ishin vizituar nga të gjithë përfaqësuesit politikë. Vizita ime ishte humane”, vlerësoi Arvizu. 
Në gjykimin e ambasadorit, dialogu është zgjidhja e vetme e çështjes. 
“Kjo u përket shqiptareve, SHBA mund të luajë rolin e një ure që të lartësohet komunikimi, dhe jo ndërmjetës i saj. Qeveria të bëjë një punë më të mirë, duke kontaktuar me njerëzit që kanë këto kërkesa”, deklaroi ai.  
Sipas ambasadorit, pozita dhe opozita duhet të bëhen pjesë e zgjidhjen dhe jo e problemit.
“Përdorimi politik i grevës nuk është zgjidhje. Si qeveria ashtu dhe opozita duhet të zhvillojnë kontakte me grevistët, për të gjetur zgjidhje. Në një shoqëri demokratike, njëri prej detyrimeve është të zhvillosh dialog, pavarësisht se me cilën palë”, vuri në dukje ambasadori. 
Njëkohësisht në  gjykimin e tij, është pikërisht kapërcimi i grevës do ta ndihmonte Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. 
“SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në BE dhe theksoj se plotësimi i tre kushteve të KE kërkon domosdoshmërisht vullnet nga palët politike. Por njëkohësisht i mëshoj faktit se kapërcimi i grevës dhe zgjidhja e këtij problemi do ta ndihmonte Shqipërinë në rrugën drejt BE”, deklaroi Arvizu, gjatë intervistës së tij. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›