E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja ne banese burg pa afat per autorin

Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë me burg për Arben Jaçen si i dyshuar në vrasjen e Gentian Beqirit ngjarje e ndodhur më 15 gusht në qytetin e Elbasanit.
Për mungesë provash, trupi gjykues ka lënë të lirë Florenc Çapen i cili u ndalua në të njëjtin kohë me të dyshuarin Arben Jaçe menjëherë pas kësaj ngjarje.  Më 18 gusht gjykata dha masën e sigurisë së arrestit me 60 ditë burg për të dy autorët. Por për Florenc Çapen nuk u provua të ishte pjesëmarrës në këtë ngjarje pasi avokatët sollën prova filmike dhe dokumentare që vërtetonin se ai ishte në Maqedoni ditën e krimit. Por prokuroria ka kërkuar burg pa afat për të dyshuarin tjetër, Arben Jaçe pasi sipas organit të akuzës alibia e paraqitur prej avokatit mbrojtës dhe vetë atij nuk qëndrojnë e mbeten për tu hetuar. Më 15 gusht shtetasi Gentian Beqiri u ekzekutua brenda në apartamentin e tij edhe pse ruhej me policë me vendim Gjykate. Ndërsa babai Nezir Beqiri gjeti vdekjen në spital si pasojë e plagëve të rënda të marra në trup.Një ditë më parë trupi gjykues i kësaj gjykate shtyu procesin gjyqësor ndaj  punonjësve të policisë Sami Destila dhe Neshat Budani për shkak të mos paraqitjes së prokurorëve të çështjes.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›