E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i SHBA-së, Arvizu takon Ramën

Arvizu dhe Rama, dje në selinë e PS

TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu sapo ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku do të zhvillojë një takim me kreun e kësaj force, Edi Rama.

Mësohet se në qendër të diskutimeve të tyre do të jetë situata e krijuar pas shpalljes së rezukltatit zyrtar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhje, ku kandidati demokrat, Lulzim Basha u shpall fitues me 81 vota më shumë se kandidati socialist, Edi Rama.

Më herët në një konferencë për shtyp, kreu i opozitës, Rama tha se nuk e njeh rezultatin e shpallur nga KQZ, ndërsa deklaroi se nëse drejtësia nuk do bëjë drejtësi sipas tij, populli do ta gjëjë vetë rrugën e tij, sigurisht me në krye opozitën.

Ndërkohë, grupi i Partisë Socialiste pas bojkotit të komisioneve parlamentare ka vendosur sot  edhe bojkotin e seancave plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›