Pogradec vidhet parukeria bie ne pranga 24-vjecari

Dje eshte vjedhur nje dyqan parukerie ne qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te nates. Parukeria ndodhej ne lagjen nr 1 ne Pogradec. Nga hetimet e para ka rezultuar se ne ambjentet e parukeris eshte futur nje person i cili ka perfituar nga erresira dhe pasi ka thyer xhamat ka vjedhur 120 mije lek te reja. Sipas policise vjedhja eshte konstatuar vetem ne oret e para te mengjesit te se martes nga pronari i dyqanit A.Z dhe menjehere kane filluar hetimet per zbulimin dhe kapjen e autorit.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se eshte vjedhur xhiroja ditore shuma prej 120 mije lekesh te reja. Policia e Pogradecit ka mundur te zbuloje autorin e vjedhjes vetem pak ore pas ngjarjes. Sipas policise Andrea Olldashi 24 vjecbanues i kesaj lagjeje eshte autori i vjedhjes. Menjehere eshte bere shoqerimi i ketij te fundit ne komisariatin e Pogradecit ku pas marrjes ne pyetje ka rezultuar se 24 vjecari vuante nga crregullime psiqike. Burime nga policia bejne te ditur se 24 vjecari eshte lene i lire dhe po ndiqet penalisht.